Godet Berisha: PDK’ja e ka shkatërruar Kosovën në emër të UÇK’së

  • A.P /
  • 09 April 2021 - 23:47
Godet Berisha: PDK’ja e ka shkatërruar Kosovën në emër të UÇK’së

Gazetarja Kimete Berisha përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka shkatërruar Kosovën në emër të UÇK’së.

Madje sipas saj, në emër të UÇK’së janë bërë edhe milionerë. Tutje, ajo tha se PDK e ka privatizuar tokën dhe nëntokën e Kosovës në emër të UÇK’së.

Krejt në fund ajo tha se “Prandaj, Presidenten nuk mund ta luftoni me kauza falls”.

Kjo për shkak segjatë ditës Osmani u kritikua nga Dardan Molliqaj, ku ky i fundit tha se presidentja nuk e përmendi UÇK’në sot në përvjetorin e Betejës së Koshares.

Lidhur me këtë cështje pati reagime edhe nga tabori i PDK’së,

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Berishës:

PDK-ja e ka shkatërruar Kosovën, në emër të UÇK-së;

Janë bërë milionerë, në emër të UÇK;

E kanë privatizuar tokën e nëntokën e Kosovës, në emër të UÇK-së;

E kanë uzurpuar Drejtësinë, e kanë blerë pafajësinë, i kanë ‘përvetësuar’ masakrat dhe të vërtetat, në emër të UÇK-së;

Në emër të UÇK-së, e kanë vjedhur UÇK-në;

Ia kanë marrë Lirinë UÇK-së!

Ia kanë fallsifikuar meritat UÇK-së!

Në fund e kanë çuar UÇK-në në Hagë.

E sot Kosova i paguan me miliona euro avokatët e tyre.

UÇK-ja e çliroi Kosovën, por vet mbeti e pushtuar nga këta ‘çlirimtarë’ të rremë ose të çmendur pas luftës!

Prandaj, Presidenten nuk mund ta luftoni me kauza falls.

P.S. UÇK.

(Kosova Sot Online)