Britania nderon Princin Philip me gjuajtje me armë në katër qytete të mëdha

  • E /
  • 10 April 2021 - 10:26
 Britania nderon Princin Philip me gjuajtje me armë në katër qytete të mëdha

Gjatë ditës së shtunë, në Britani të Madhe planifikohet të gjuhet me armë në shenjë nderimi për Dukën e Edinbugut i cili vdiq dje.

Bashkëshorti i mbretëreshës Elizabetë, Princi Philip ka vdekur ditën e premten, në moshën 99-vjeçare.

Princi Philip ishte bashkëshorti i mbretëreshës për plotë 73 vjet duke u bërë kështu martesa më e gjatë në historinë e familjes mbretërore.

Gjuajtja me armë do të bëhet në 41 runde, me nga një rund në secilin minutë, duke filluar nga ora 12:00, në qytetet si Londra, Edinburgu, Cardiffi dhe Bealfasti, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe.

Anija e marinës Mbretërore po ashtu do të gjuajë me armë për nder të dukës i cili pati shërbyer si zyrtar marinar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjuajtjet me armë do të shfaqen direkt në televizionet dhe mediat sociale ndërkohë që nga qytetarët është kërkuar që t’i përcjellin ato nga shtëpitë e tyre.

(Kosova Sot Online)