Covid-19 i mori jetën, ja çfarë shkruante gazetarja shqiptare për betejën e vështirë

  • E.K /
  • 10 April 2021 - 10:42
Covid-19 i mori jetën, ja çfarë shkruante gazetarja shqiptare për betejën e vështirë

Gazetarja Anila Dushi nga Shkodra ndërroi jetë mëngjesin e sotëm për shkak të COVID, në moshën 54-vjeçare. Pak ditë më parë ajo kishte përshkruar në rrjetet sociale betejën me këtë sëmundje e cila i mori i jetën.

“Kam besuar qe ne fillim se Covid 19 eshte nje lufte boterore. Kam degjuar mjaft nga ata qe e kane kaluar. Por qenka Tmerr”, kishte shkruar Dushi disa ditë më parë.

Dushi ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës.  Ajo kishte shume vite që punonte gazetare në shtypin e shkruar dhe TV lokale e kombëtare.

Për ndarjen e saj nga jeta kanë reaguar mjaft të pikëlluar në rrjetet sociale shumë kolegë të Dushit.

(Kosova Sot Online)