Lexoni edhe:
Për telekomin e Kosovës, të prangosen strukturat e SHIK-ut, Hashim Thaçi bashkë me Devollët!
Qindra dele kanë shkaktuar habi pasi u panë duke formuar rrathë koncentrikë në një fushë të Anglisë.
Christopher Hogg kishte dalë me biçikletë, kur e pa formën e pazakonshme të kopesë në një fushë në Rottingdean, shkruan Daily Mail.
Babai i një fëmije më vonë i publikoi fotografitë në Facebook, ku komentuesit e përshkruan kopenë me fjalë të ndryshme. “Duket si anije e jashtëtokësorëve”, shkroi dikush.
Në të vërtetë, kafshët i kishin formuar rrathët për shkak të vijave të mbushura me ushqim, të cilat ishin në formë rrathësh koncentrikë.
Burri që i fotografoi delet tha se fillimisht mbeti i habitur, por më pas kuptoi se delet thjesht po hanin ushqim. Kur ua tregoi fotografitë gruas dhe djalit, edhe ata shprehën shumë habi.
(Kosova Sot Online)