Policia e konfirmon:Shpërthyen dy granata në Prishtinë

  • G.G /
  • 11 April 2021 - 01:05
Policia e konfirmon:Shpërthyen dy granata në Prishtinë

Dyshohet që tek hoteli “Princi i Arbërit” kanë shpërthyer dy granata.

Rreth orës 22:00 është raportuar se në rrugën ”Asllan Pireva” në Prishtinë janë dëgjuar detonime.

Policia e ka konfirmuar rastin.

“Menjëherë pas marrjes së kësaj informate policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, të sigurisë si dhe ato hetimore-ekzaminuese.

Informacionet e para flasin për shpërthimin e dy mjeteve shpërthyese të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale.

Aktualisht të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën dhe hetuar rrethanat e rastit janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e duhura policore”, tha Flora Ahmeti nga PK.

(Kosova Sot Online)