Vdes duke peshkuar një person në Gjilan

  • E.K /
  • 12 April 2021 - 08:59
 Vdes duke peshkuar një person në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur derisa ishte duke peshkuar afër në Gjilan.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 10:15 dje gjatë ditës.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, derisa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Gjilan 11.04.2021 – 10:15. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte afër lumit duke peshkuar, ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim të policisë.

*FOTO ILUSTRUESE