E rëndë/ 30-vjeçarja humb jetën gjatë lindjes së fëmijës

  • E.K /
  • 12 April 2021 - 12:58
 E rëndë/ 30-vjeçarja humb jetën gjatë lindjes së fëmijës

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Fieri ku një grua nga Mallakastra ka humbur jetën gjatë lindjes së fëmijës së saj.

Mësohet se bëhet fjalë për një 30-vjeçare e cila ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë familjarët e saj kanë pretenduar se stafi i spitalit ka bërë mjekim të pakujdesshëm. Trupi i 30-vjeçares po i nënshtrohet autopsisë.

Bëhet me dije se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

(Kosova Sot Online)