Gërvalla takoi shefin e misionit të Zyrës diplomatike të Belgjikës

  • A.P /
  • 12 April 2021 - 16:32
Gërvalla takoi shefin e misionit të Zyrës diplomatike të Belgjikës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot priti në takim shefin e misionit të Zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë, z.Jean-Louis Servais.

Gërvalla falënderoi Servais për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Belgjika i ka ofruar vazhdimisht Kosovës.

Gjatë këtij takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën për të thelluar bashkëpunimin në rrafshin ekonomik, si dhe për rifillimin e konsultimeve të rregullta mes dy qeverive. Gjithashtu u bisedua edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Servais rikonfirmoi mbështetjen e shetit belg për perspektiven evropiane të Kosovës, dhe njëherësh u potencua se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s është e qartë.

(Kosova Sot Online)