Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban seancë nesër, diskutohet për Kosovën

  • A.P /
  • 12 prill 2021 - 17:06
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban seancë nesër, diskutohet për Kosovën

Një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbahet të martën në Nju Jork, në të cilën do të diskutohet Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi punën e UNMIK për periudhën nga shtatori 2020 deri në mars 2021 dhe Kosovën.

Seanca e kryesuar nga Vietnami do të zhvillohet në formatin video për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Raporti i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres mbi punën e UNMIK-ut përfshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës mnë 14 shkurt dhe aktakuzës e Prokurorisë Speciale në Hagë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në nëntor të vitit të kaluar si ngjarjet kryesore politike.

Raporti thekson se këto ngjarje kanë ngadalësuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me ndihmën e BE-së dhe thekson se paqja e qëndrueshme, stabiliteti dhe zhvillimi socio-ekonomik në Kosovë dhe rajon varen nga progresi i qëndrueshëm në dialog që synon normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

(Kosova Sot Online)