I vdiq gruaja gjatë lindjes, kolegët e befasojnë kosovarin me ndihmën e tyre

  • A.P /
  • 12 April 2021 - 18:45
I vdiq gruaja gjatë lindjes, kolegët e befasojnë kosovarin me ndihmën e tyre

I vdiq gruaja gjatë lindjes, kolegët e befasojnë kosovarin me ndihmën e tyre

Punonjësit e ndërmarrjes Odenwäller në Gjermani,kanë filluar një fushatë ndihme për kolegun kosovar, i cili ka përjetuar një tragjedi të rëndë familjare nga koronavirusi.

I riu nga Kosova (që këtu nuk i jepet emri, v.j.) humbi gruan disa javë më parë dhe mbeti i vetëm me një foshnjë të porsalindur.

Fatkeqësia filloi në fillim të vitit kur të dy prindërit u sëmurën nga virusi korona.

Odenwäller ka bërë thirrje midis punëtorëve që kushdo që dëshiron të ndihmojë mund t’i dhurojë ditë pushimi babait të ri.

Ai (kosovari) më pas mund të vendosë vetë nëse do t`i marrë ato si ditë pushimi apo të kthyera në para.

“Ne jemi një biznes familjar, unë vetë kam tre fëmijë të vegjël”, shpjegon Lukas Odenwäller. Kompania ka një përgjegjësi sociale për punonjësit e saj, shprehet ai.


(Kosova Sot Online)