Pentagoni krijon mikroçipin që zbulon koronavirusin dhe filtrin për ta nxjerrë nga gjaku

  • E.K /
  • 13 April 2021 - 10:51
 Pentagoni krijon mikroçipin që zbulon koronavirusin dhe filtrin për ta nxjerrë nga gjaku

Disa shkencëtarë të Pentagonit që punojnë në një njësi tepër sekrete bëjnë me dije se kanë krijuar një mikroçip që vendoset nën lëkurë, i cili mund të zbulojë infeksionin e koronavirusit përpara se ai të shfaqet me anë të simptomave. Gjithashtu, mes risive është dhe një filtër që mund të largojë virusin nga gjaku kur lidhet me një makinë dialize.

Ekipi që është pjesë e Agjencisë së Projekteve të Avancuara Kërkimore të Mbrojtjes ka punuar për vite të tëra për mënyrën sesi duhen parandaluar dhe përfunduar pandemitë.

Ata vlerësojnë çështjet dhe vijnë me zgjidhje të zgjuara, të cilat nganjëherë duken më shumë si të dala nga një roman thriller sesa nga një laborator.

Një nga shpikjet e fundit që u prezantua në emisionin 60 minuta është dhe mikroçipi që mund të zbulojë infeksionin nga koronavirusi tek njerëzit përpara se ai të shpërthejë. Kjo çështje pritet të përhapë një debat të gjerë, pasi edhe më parë është diskutuar se agjencitë qeveritare po mendojnë të aplikojnë vendosjen e çipave tek njerëzit.

Por zyrtarët e përfshirë në emisionin 60 minuta mohojnë një teori të tillë duke thënë se Pentagoni nuk ka si qëllim të përgjojë lëvizjes e të gjithë njerëzve.

(Kosova Sot Online)