Blinken ateron në Bruksel, priten diskutimet për tensionet Rusi-Ukrainë

  • E.K /
  • 13 April 2021 - 11:26
 Blinken ateron në Bruksel, priten diskutimet për tensionet Rusi-Ukrainë

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken ka arritur në kryeqytetin evropian Bruksel për herë të dytë brenda 10 ditësh.

Kryediplomati amerikan në selinë kryesore të NATO-s do të bisedojë me partnerët evropianë lidhur me çështjet që lidhen me sigurinë e anëtarëve të organizatës.

Blinken përmes Twitterit, ka shkruar se po ballafaqohen me aktorë të dëmshëm shtetërorë në kohën kur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë në nivelin më të lartë që kur shtetit rus me forcë aneksoi gadishullin e Ukrainës, Krimenë.

“Arrita në Bruksel dhe pres që të diskutojmë për prioritete kyçe me partnerët tanë evropianë. Ne gjithashtu do ta vazhdojmë angazhimin tonë të rëndësishëm me aleatët tanë më të ngushtë rreth këtyre çështjeve në kohën kur po shikojmë që të ballafaqohemi me aktorë të dëmshëm shtetërorë dhe me sfida tjera të përbashkëta”, ka shkruar Blinken.

Arrived in Brussels and look forward to discussing key priorities with our European partners. We will also continue our important engagement with our closest Allies on these issues as we look to confront malign state actors and other shared challenges.

(Kosova Sot Online)