Glauk Konjufca uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

  • E.K /
  • 13 April 2021 - 11:33
Glauk Konjufca uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, duke i uruar besimtarët myslimanë, ka shfaqur shpresën që Muaji i Ramazanit të jetë muaj i paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit mes njerëzve. 

“Muaji i shenjtë i Ramazanit nuk është vetëm muaj i agjërimit, por edhe i sakrificës dhe i dashurisë njerëzore. Për besimtarët islam dhe gjithësecilin që beson në vlerat njerëzore”, ka thënë Konjufca.

Më tej në urimin e tij, kryparlamentari Glauk Konjufca ka shtuar se “të gjithë ne jemi të bashkuar për ta fituar betejën me Covid-19 dhe për ta bërë Kosovën vend më të mirë, vend ku humanizmi është vlerë mbizotëruese”.

“Të gjithë myslimanëve ua uroj Muajin e Ramazanit dhe dëshiroj që të jenë sa më vullnetfortë, zemërbardhë e të lumtur gjatë këtij muaji të shenjtë. Agjërim të lehtë!”, thuhet në urimin e Kryetarit të Kuvendit, z.Glauk Konjufca.​

(Kosova Sot Online)