Punonjësi rrëzohet nga shtëpia ku po punonte, dërgohet në QKUK

  • E.K /
  • 13 April 2021 - 12:16
 Punonjësi rrëzohet nga shtëpia ku po punonte, dërgohet në QKUK

Një person ka marrë lëndime trupore pasi është rrëzuar nga një shtëpi në ndërtim e sipër, në të cilën ishte duke punuar.

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në Han të Elezit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Pas marrjes së ndihmës së parë në Ferizaj, ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtejmë mjekësor, dhe sipas mjekut gjendja e tij është jashtë  rrezikut për jet.

“Hani i Elezit 12.04.2021 – 11:48. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi  në ndërtim e sipër, ishte rrëzuar nga një lartësi  dhe kishte pësuar lëndime i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Ferizaj është dërguar ne QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor dhe sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë policore dhe inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)