Gara për të parin e Prishtinës/ Daut Haradinaj mobilizon Shtabin Zgjedhor

  • E.K /
  • 13 April 2021 - 12:24
 Gara për të parin e Prishtinës/ Daut Haradinaj mobilizon Shtabin Zgjedhor

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka mobilizuar Shtabin Zgjedhor.

Ndërsa selinë e tij e ka vendosur në Pejton,  ku dallohen shenjat e AAK-së.

Përndryshe janë bërë disa ditë që Haradinaj ka filluar një tur takimesh me qytetarë gjithandej Prishtinës, në çdo lagje.

Kujtojmë që Haradinaj ka hequr dorë nga pozita e deputetit, për të garuar pë të parin e Prishtinës.

(Kosova Sot Online)