Doli për të blerë bukë në syfyr, qytetari nga Vitia gjobitet me 200 euro – shkeli orën policore

  • E.K /
  • 13 April 2021 - 13:16
 Doli për të blerë bukë në syfyr, qytetari nga Vitia gjobitet me 200 euro – shkeli orën policore

Policia e Kosovës vijon monitorimin e zbatimit të masave antiCOVID-19.

Përmes raportit 24-orësh, PK njofton për qindra gjoba të shqiptuara brenda një dite, për qytetarët dhe bizneset që nuk i respektojnë masat kundër koronavirusit.

Së fundmi u bënë virale dy gjoba të shqiptuara në Viti.

Një qytetar ka njoftuar është se është gjobitur me 200 euro nga policia se shkeli orën policore kur në kohën e syfyrit kishe dal për të blerë bukë, njofton televizioni lokal Plus TV.

(Kosova Sot Online)