Gjendet i vdekur rojtari i një fabrike në Rahovec, Policia jep detaje

  • G.G /
  • 13 April 2021 - 13:50
Gjendet i vdekur rojtari i një fabrike në Rahovec, Policia jep detaje

Rojtari i një fabrike në Rahovec është gjendur pa shenja jete.

Sot rreth orës 08:00 të mëngjesit, pronari i fabrikës në fjalë ka njoftuar policinë e Kosovës, se viktimen e kishte gjetur në një barakë.

“Datë 13.04.2021 rreth orës 08:00, nga pronari I fabrikës ,,Fatmir Commerc’’ që gjendet në fshatin Hoçë e Madhe, KK. Rahovec, është pranuar njoftim, se rojtari që kryen shërbim – sigurim në këtë fabrikë është gjetë I vdekur në një barakë. Vendit të ngjarrjës I është përgjigjur fillimishtë patrulla policore nga Stacioni policer – Rahovec, si dhe hetuesit Rajonal, po ashtu dhe emergjenca mjekësore, e cila ka konstatuar vdekjën e personit. Më urdhëresë të prokurorit kujdestar trupi I pajetë dergohet në IML-e për obduksion”, ka njoftuar Nysret Gjurkaj nga Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)