Deputeti Bekë Berisha i pajton dy familje në Istog

  • E.K /
  • 13 April 2021 - 14:55
 Deputeti Bekë Berisha i pajton dy familje në Istog

Me iniciativën e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, sot janë pajtuar dy familje në Orroberdë të Istogut.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Berisha ku tha se sot në ditën botërore të deshmorëve, ai së bashku me bashkëluftëtarë e miq të tij ishin në Orroberdë ku familja Hakaj ia shtriu dorën e pajtimit familjes Lipaj.

” Sot ne ditën e deshmorëve, me bashkëluftetarë, miq, familje deshmorësh ishim ne Orroberdë të Istogut ku ne emer të deshmorëve, martirëve, gjakut të derdhur për liri, familja Hakaj shtriu dorën e pajtimit familjës Lipaj.

Shqipetarët vetëm të bashkuar mund të arrijnë përpara.

Qofshi faqebardhe”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook.

(Kosova Sot Online)