OAK takohet me ministren Hajdari, diskutojnë për problemet e bizneseve në Kosovë

  • E.K /
  • 13 April 2021 - 15:36
 OAK takohet me ministren Hajdari, diskutojnë për problemet e bizneseve në Kosovë

Oda e Afarizmit të Kosovës ka mbajtur sot një takim me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë Rozeta Hajdari.

Vështirësitë me të cilat po përballen bizneset si rezultat i pandemisë, ofrimi i përkrahjes nga ana e Institucioneve të vendit, krijimi i ofertave për bizneset e bashkëpunimi i ndërsjellë ishin qëllimi i takimit.

Gjatë këtij takimi u theksuan: problemet e bizneseve të Kosovës gjatë tranzitit të mallrave në Serbi, rëndësia e implementimit të Ligjit për Tregti të Brendshme, Ligjit për Falimentim, krijimi i ofertave për biznesin, largimi i Kosovës  nga CEFTA si UNMIK dhe të aplikohet si Republikë e Kosovës, kompletimi i të gjitha parqeve industriale me infrastrukturë si dhe Institucionet të përkrahin më shumë prodhimin vendor.  

Ministrja Hajdari, theksoi që industria do të trajtohet me prioritet nga ky dikaster, duke potencuar që do të jetë e hapur për bashkëpunim jo vetëm me odat por edhe bizneset individualisht për konsultime sa i përket sektorit privat.

Andaj, me bashkëpunim të ndërsjellët do të tejkalohen barrierat të cilat shfaqen gjatë të bërit biznes theksoi Hajdari.

(Kosova Sot Online)