Lexoni edhe:
Time Kadrijaj: Unë nuk jam terr*oriste
Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se partia e tij ka gabuar që i dha votë Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente. Gjithashtu Selmanaj tha se LDK i tradhtoi votuesit e vet.
Selmanaj filloi duke thënë se në takimin e parë brenda partisë për t’u diskutuar lidhur me këtë çështje ka treguar që nuk do ta votojë Vjosa Osmanin. Tutje, Selmanaj ka rreshtuar arsyet e tij.
“Në takimin e parë që kemi pasur unë kam treguar se nuk do ta votoj”.
Time Kadrijaj: Unë nuk jam terr*oristeLexoni edhe:
“Tentohej që këtë ta lidhnin me inate personale. Kjo s’ka të bëjë aspak me inate personale. Unë mendoj që LDK ka gabuar që i ka dhënë votë Vjosa Osmanit. Neve na kanë votuar 110 mijë votues, që kanë pasur mundësi ta votojnë edhe Vjosa Osmanin në Vetëvendosje, siç edhe e kanë votuar”, është shprehur Selmanaj.
Gjithashtu Selmanaj tha se me veprimin e tij ku nuk e votoi Osmanin për presidente e ka mbrojtur votën e tyre. Sipas tij, LDK e tradhtoi vullnetin e votuesve.
“Pra, këta që na kanë votuar neve kanë besuar se zgjedhja e Osmanit karshi LDK’së është e papranueshme. Ata nuk na kanë votuar për të bërë transferim. Unë besoj që ne e kemi mbrojtur votën e tyre”, ka thënë Selmanaj.
“I tradhtuam votuesit tanë”, shtoi Selmanaj.
(Kosova Sot Online)