Lajmërojeni Policinë e Kosovës nëse e shihni këtë person

  • A.P /
  • 13 April 2021 - 22:51
Lajmërojeni Policinë e Kosovës nëse e shihni këtë person

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të Driton Podrimqaku, i dyshuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Kjo është bërë e ditur sot me anë të një komunikate për media, ku ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar të dyshuarin.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizim të Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.Personi i kërkuar është: DRITON (Muharrem) PODRIMQAKU i lindur me 20.04.1979 nё fshatin Novosellë- Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, Policia njofton se i dyshuari posedon veturën e tipit “VW TIGUAN”, ngjyra e hirit me targa 03-990-GB.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]

(Kosova Sot Online)