Lexoni edhe:
Pse u fut manastiri i Deçanit në top-listën e vendeve më të rrezikuara?
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se e ka në plan që të largojë notimin e nxënësve me nota 1 deri në 5.
“Ne synojmë që mos të ketë notë nga 1 deri në 5, përveç se humbet energji për mësimdhënësit për notimin e nxënësve, kjo është shumë shpesh joreale dhe prindërit po insistojnë që të gjitha notat t’i kenë fëmijët 5”, tha ajo në emisionin “Kallxo Pernime”.
Pse u fut manastiri i Deçanit në top-listën e vendeve më të rrezikuara? Lexoni edhe:
Ajo ka bërë të ditur se do të bëhet vlerësim formativ dhe notat do të largohen.
“Përmes vlerësimit formativ do të ndihmohen nxënësit që të përmirësojnë shkathtësitë e tyre, pra është për arsimin fillor prej klasës 1 deri në 5 dhe po ashtu do të mundohemi edhe për shujtën falas për fëmijët”, tha Nagavci.
(Kosova Sot Online)