FBI shpërndan videon e personit që dyshohet se përgatiti bombat që u gjetën afër Kongresit

  • E.K /
  • 14 April 2021 - 16:13
 FBI shpërndan videon e personit që dyshohet se përgatiti bombat që u gjetën afër Kongresit

Byroja Federale e Investigimit, e njohur botërisht si FBI, ka shpërndarë së fundmi disa pamje të kapura nga kamera sigurie që “ndjekin” një person i cili dyshohet si autor i një atentati të mbetur në tentativë.

Bëhet fjalë për dy bomba artizanale që u gjetën nga forcat e sigurisë amerikane fatmirësisht të pashpërthyera në një zonë afër Capitol Hill në Uashington, pikërisht ditën kur godina simbol e pushtetit amerikan u sulmua nga mbështetës të ish-presidentit Donald Trump, më 5 janar të këtij viti.

FBI ka ofruar 100 mijë dollarë për të identifikuar personin me kapuç që duket në video. Sipas hetuesve, bombat ishin shumë të ngjashme, e të dyja ishin rreth 30 cm të gjata me kapakë fundorë dhe instalime elektrike që dukeshin se ishin bashkangjitur në një kohëmatës.

Sipas hetuesve, bombat ishin ndërtuar për të krijuar një diversiv, në mënyrë që forcat e rendit të shpërqendroheshin nga ruajtja e Capitol Hill.

(Kosova Sot Online)