Besnik Bislimi takoi ambasadoren e Francës në Kosovë, diskutuan për dialogun me Serbinë

  • E.K /
  • 14 April 2021 - 17:53
 Besnik Bislimi takoi ambasadoren e Francës në Kosovë, diskutuan për dialogun me Serbinë

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Ambasadorja Butel e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës dhe për formimin e institucioneve.

Ambasadorja Butel dhe zëvendëskryeministri Bislimi diskutuan tutje për rrugën e Kosovës në procesin e Integrimeve Evropiane, planet e qeverisë për zhvillim, dialogun Kosovë-Serbi si dhe situatën me pandeminë Covid-19. 

Zëvendëskryeministri Bislimi ia shprehu falënderimet dhe mirënjohjen ambasadores për mbështetjen që Kosova e ka marrë nga Franca.

(Kosova Sot Online)