Atifete Jahjaga publikon dy fotografi: Në krye të odës dhe në krye të shtetit

  • E.K /
  • 14 April 2021 - 19:03
 Atifete Jahjaga publikon dy fotografi: Në krye të odës dhe në krye të shtetit

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka reaguar pas deklaratave të hoxhë Shefqet Krasniqit i cili tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë.

Jahjaga ka publikuar dy fotografi në llogarinë e saj në facebook, njërën në odë e tjetrën në Presidencë.

“Në krye të odës edhe në krye të shtetit”, ka shkruar Jahjaga.

Shefqet Krasniqi ka bërë një interpretim fyes e diskriminues ndaj grave duke thënë se kuzhina është e grave.

“Ne mburremi me gratë tona, me Shotë Galicën, nënën Zahide. Pse a s’ka burra kuzhinier që e bëjnë bukën për mrekulli më mirë se gratë? Megjithatë, ajo që është e përgjithshme në kuzhinë, se kuzhina është e grave”, kishte deklaruar mbrëmë Krasniqi.

https://www.facebook.com/atifete.jahjaga.zprk/posts/3943710235718090

(Kosova Sot Online)