Arrestohet gjilanasi, kanosi me thikë të kuzhinës një person

  • G.G /
  • 15 April 2021 - 12:31
Arrestohet gjilanasi, kanosi me thikë të kuzhinës një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një 27-vjeçar në Gjilan i dyshuar për veprën penale “kanosje”.

Policia poashtu njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit i është gjetur një substancë narkotike me peshë 0.65 gramë që dyshohet të jetë e llojit marihuanë si dhe një thikë kuzhine me të cilën pas një mosmarrëveshjeje e kishte kanosur viktimën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në Gjilan është arrestuar një i dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’

Policia e Kosovēs në Gjilan, më 13 prill 2021 në orēn 18:55 është njoftuar për një rast ‘Kanosje’.

Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është lokalizuar i dyshuari L. Z. i lindur në vitin1993, me banim në Gjilan.

Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe te i njëjti është gjetur një substancë narkotike me peshë 0.65 gramë që dyshohet të jetë e llojit marihuanë si dhe një thikë kuzhine me të cilën pas një mosmarrveshjeje e kishte kanosur viktimën.

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4028746907185815

(Kosova Sot Online)