Gjykata ruse tallet me 4 redaktorë, ua lejon daljen nga shtëpia 1 minutë në ditë

  • E.K /
  • 15 April 2021 - 15:30
 Gjykata ruse tallet me 4 redaktorë, ua lejon daljen nga shtëpia 1 minutë në ditë

Një gjykatë në Moskë i ka vendosur de fakto në arrest shtëpiak katër redaktorë të revistës së studentëve “Doxa”, të cilët i ka akuzuar për angazhim të të miturve në veprime që mund të jenë të rrezikshme. Rasti ka të bëjë me një video të protestave kundër burgosjes së politikanit opozitar, Aleksei Navalny.

Në orët e vona të së mërkurës, gjykata i urdhëroi Armen Aramyanin, Vladimir metyolkinin, Natalya Tyschkevichin dhe Alla Gutnikovan që të mos largohen nga shtëpia nga mesnata deri në orën 11 e 59 para mesnatës së ardhshme për dy muaj, duke u lënë vetëm nga një minutë kohë për të dalë nga shtëpia.

Këta katër persona u ndaluan për t’u marrë në pyetje në Komitetin Hetues, pasi shtëpitë e tyre dhe zyrat e revistës u bastisën nga policia për shkak të videos së publikuar në internet në muajin janar, shkruan Free Europe.

Dhjetëra përkrahës të katër personave të akuzuar mbajtën protestë afër gjykatës dhe formuan një “zinxhir të gjallë”. Policia e ndaloi njërin prej tyre.

Ndryshe, mbi 10 mijë përkrahës të kryeopozitarit Navalny janë ndaluar nga polcia në pjesë të ndryshme të Rusisë gjatë dhe pas protestave në përkrahje të tij në janar. Ai u burgos pasi u kthye nga Gjermania, ku u trajtua pas helmimit në gusht të vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online)