Suspendohet nga puna doktori nga Podujeva që refuzoi pacientin e moshuar pas orarit

  • A.P /
  • 15 April 2021 - 22:46
Suspendohet nga puna doktori nga Podujeva që refuzoi pacientin e moshuar pas orarit

Drejtori i Shëndetësisë në Podujevë, Driton Veliu ka njoftuar se është suspenduar mjeku, Ibrahim Hoti është suspenduar nga puna pasi refuzoi të jap shërbime shëndetësore një të moshuari.

Veliu përmes një postimi në Facebook tha se kjo sjellje nuk është e papranueshme dhe nuk përkon as me etikën profesionale.

“Lidhur me këtë rast, Këshilli Drejtues i QKMF-së dhe pas analizës së këtij rasti, Këshilli kanë vendosur që mjeku të suspendohet përkohësisht nga marrëdhënia e punës deri në një vendim të ri të Komisionit Disiplinor”, ka shkruar Veliu.

Rasti ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Podujevës ku pulmologu Ibrahim Hoti, dëgjohet në një video, teksa nuk iu ofron shërbime qytetarëve.

E tërë kjo me arsyetimin se tashmë është bërë ora 15:05 minuta, ndërsa ai kishte përfunduar orarin në ora 15:00.

(Kosova Sot Online)