Shoqata e Pulmologëve kërkon lirimin e Ibrahim Hotit: Na lejoni ta kryejmë detyrën tonë në këto kohë të rënda

  • E.K /
  • 16 April 2021 - 14:24
 Shoqata e Pulmologëve kërkon lirimin e Ibrahim Hotit: Na lejoni ta kryejmë detyrën tonë në këto kohë të rënda

Shoqata e Pulmologëve të Kosovës ka reaguar pas lajmit për arrestimin dhe suspendimin e Ibrahim Hotit, mjekut që refuzoi ta kontrollojë një pacient në Podujevë.

Nga kjo shoqatë kanë shkruar se kanë marrë vesh përmes mediave se është arrestuar dhe suspenduar Ibrahim Hoti.

Ata kanë bërë thirrje që i njëjti të lirohet dhe të kthehet në vendin e tij të punës.

“Veprime te tilla e denigrojnë personalitetin e mjekut dhe e dekurajojnë atë ne luftën e përditshme kundër pandemisë COVID-19. Te gjithë punëtorët shëndetësor, sidomos ata qe kane qene ne balle te luftës kundër pandemisë gjate muajve te fundit, kane punuar jashtëzakonisht shume, me orare te stërzgjatura dhe nen presione te paimagjinueshme, pa pushime vjetore dhe pa qene i pranishëm te familjet e tyre. Dr. Ibrahimi është i vetmi pulmolog ne institucionet publike shëndetësore te Komunës se Podujevës, dhe tani ne kulmin e pandemisë, kur numrat e pacienteve te cileve ju nevojitet trajtimi jane me te larta se kurrë, ky veprim i ngutshem eshte kunder cdo arsyeje te shëndoshë. Si perfundim, Ne si Shoqate kerkojme qe edhe nese nuk e kemi perkrahjen e mjaftueshme, se paku na lejoni t’a kryejme detyren tone gjate ketyre koheve te renda”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)