​Osmani: Kosova synon anëtarësimin në OSBE

  • A.P /
  • 16 April 2021 - 18:05
​Osmani: Kosova synon anëtarësimin në OSBE

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Kosovë, Michael Davenport.

Osmani e uroi Davenport për fillimin e detyrës së re në Republikën e Kosovës, duke i dëshiruar sukses në punë, teksa  theksoi rolin e rëndësishëm të OSBE-së në Kosovë.

Ajo tha se Kosova synon anëtarësimin në këtë organizatë.

Ndërkaq Davenport uroi Presidenten për zgjedhjen e saj në krye të shtetit me ç’rast shprehu gatishmërinë e tij dhe të OSBE-së për të bashkëpunuar në të gjitha fushat.


(Kosova Sot Online)