Deputeti i AAK’së kërkon që Vitia të raportojë në Kuvend lidhur me vaksinat

  • S.A /
  • 17 April 2021 - 07:35
Deputeti i AAK’së kërkon që Vitia të raportojë në Kuvend lidhur me vaksinat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK’së, njëherit edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj kërkon që ministri Shëndetësisë, Arben Vitia, të raportojë në Kuvend lidhur me raportimet se ai refuzoi të nënshkruajë një kontratë që sigurontr doza të vaksinës Pfizer për Kosovën.

“Si anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, kërkoj me urgjencë që Ministri, Arben Vitia, të raportojë për raportimet e mediave se ai ka refuzuar të nënshkruajë kontratën me Pfizer.”, shkroi Dreshaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Sigurimi i vakcinave nuk është lojë por përgjegjësi shtetërore”, shtoi ai.

Një hulumtim i Insajderit zbuloi se të enjten, më 15 prill ministri, Arben Vitia është dashur ta nënshkruaj kontratën me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina. Këtë nuk e ka bërë. Për pasojë furnizimi me 500 mije doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri ne shtator.

Ministri Vitia një lajm të tillë e quajti të pa vërtetë.

(Kosova Sot Online )