Një person vret veten në Fushë Kosovë, policia jep detaje

  • S.A /
  • 17 April 2021 - 08:53
Një person vret veten në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Një 28-vjeçar me inicialet A.T, është gjetur i vdekur rreth mesnatës së enjtes, në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë. Këtë lajm e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një telefon.

Viktima dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

“Rr. Dëshmorët e Lirisë, Fushë Kosovë, 15.04.2021-23:47. Është raportuar  se viktima mashkull  kosovar  në rrethana të panjohura dyshohet me armë ta ketë qëlluar vetën. I njëjti pasi është dërguar nga familjarët dërguar në QKUK  ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një telefon. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”

(Kosova Sot Online )