Mbi 1 mijë gjoba brenda 24 orëve për mosrespektim të masave anti-COVID

  • S.A /
  • 17 April 2021 - 09:19
Mbi 1 mijë gjoba brenda 24 orëve për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektim të masave anti-COVID ka gjobitur 1006 qytetarë. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit është rritur edhe numri i gjobave në trafik.

Brenda ditës janë shqiptuar 1339 gjoba për shkelësit e rregullave në trafik.

Ndërsa janë arrestuar 21 persona për vepra të ndryshme penale.

(Kosova Sot Online )