Aksident i rëndë në Raçë të Gjakovës, vdesin tre persona

  • E.K /
  • 17 April 2021 - 09:53
 Aksident i rëndë në Raçë të Gjakovës, vdesin tre persona

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës. Në këtë aksident kanë vdekur tre persona.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është per një aksident ne Fshatin Raçë .Patrullat policore kane dalur ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashte rruges kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes kane dalur ambulanta , zjarrëfiksat , njësia e trafikut  si dhe prokurori kujdestar.Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjindeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë te informuar”, ka thënë Gjurkaj.

(Kosova Sot Online)