Mbretëresha e Anglisë ndan një fotografi të rrallë me Princin Charles

  • E.K /
  • 17 prill 2021 - 12:14
 Mbretëresha e Anglisë ndan një fotografi të rrallë me Princin Charles

Mbretëresha e Anglisë, Elizabetë, ka ndarë me publikun një fotografi të rrallë private, të sajën dhe të Princit Charles, i cili ka ndërruar jetë, të enjten e javës së kaluar.

Këtë fotografi Mbretëresha e ka ndarë në ditën e varrimit të Princit Charles.

Nga Familja Mbretërore me anë të një postimi në rrjetin social Instagram thuhet se kjo fotografi ishte realizuar në vitin 2003 në majën Coyles of Muick në Skotlandë, fotografja është Kontesha e Wessex, Sophie.

“Madhëria e saj dhe Familja Mbretërore janë falënderues për të gjitha mesazhet e ngushëllimeve nga e gjithë bota, jemi të prekur sa shumë kemi parë dhe dëgjuar që njerëzit kanë ndarë kujtimet e tyre për Dukën”, thuhet në njoftimin e Familjes Mbretërore.

(Kosova Sot Online)