Bleu pije energjike dhe cigare me para të falsifikuara, caktohet masa e paraburgimit ndaj të miturit

  • G.G /
  • 17 April 2021 - 13:36
Bleu pije energjike dhe cigare me para të falsifikuara, caktohet masa e paraburgimit ndaj të miturit

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar e masën e paraburgimit kundër të miturit B.L., shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘falsifikim i parasë’.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur – Ilir Bytyqi, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar faktin se i mituri tani madhorë, më 15.02.2021, në Han të Elezit në një Qendër Tregtare, duke e ditur se paraja është e falsifikuar, ka vënë në qarkullim gjegjësisht ka blerë me bankënotën prej pesëqind (500) euro, cigare dhe “red bulla”, në vlerë prej njëzetetetë (28) euro dhe pasi ka pranuar kusurin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa më 16.04.2021 në vendkalimin kufitar në Han të Elezit është ndaluar nga ana e policisë.

Gjykata kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të miturit tani madhorë , e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

(Kosova Sot Online)