Rrahën dhe kërcënuan tregtarin italian, arrestohen dy vëllezërit shqiptar

  • E.K /
  • 17 April 2021 - 14:53
Rrahën dhe kërcënuan tregtarin italian, arrestohen dy vëllezërit shqiptar

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Itali, pasi dyshohet se kanë kërcënuar me thikë dhe kanë rrahur një punonjës të një firme tregtare në Porto d ‘Ascoli.

Vëllezërit  banues në Monteprandone janë kryesisht të moshës  40 dhe 44 vjeç, por megjitahtë emrat e tyre nuk janë bërë publik.

Sipas mediave italiane, arsyeja e sulmit është se punonjësi kishte denoncuar njërin nga vëllezërit i cili ishte tregtar makinash, për mashtrim.

Aktualisht të dy vëllezërt ndodhen në arrest shtëpiak.

(Kosova Sot Online)