Arrestohet personi që e goditi me veturë policin në Pejë

  • E.K /
  • 17 April 2021 - 15:16
 Arrestohet personi që e goditi me veturë policin në Pejë

Policia e Kovës ka arrestuar sot Driton Podrimqaku i cili ishte në kërkim për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Sipas policisë i dyshuari është arrestuar sot në fshatin Novosellë të Pejës.

“Me datë 17.04.2021, pas një pune intensive të hetueseve të Sektorit Rajonal Për Hetime DRP –Pejë, dhe një bashkëpunimi me qytetarët, është arritur të arrestohet personi i kërkuar: DRITON (Muharrem) PODRIMQAKU  i lindur me 20.04.1979 nё fshatin Novosellë- Pejë, i cili është publikuar si person i kërkuar me datë 13.04.2021, për veprën penale “SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)