Gjykata vendos për “Ciprrën”

  • A.P /
  • 18 prill 2021 - 16:50
Gjykata vendos për “Ciprrën”

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda njofton se i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, të pandehurit Besim Hajdari, i njohur me nofkën Ciprra, për shkak të dyshimit te bazuar se ka kryer veprat penale Vrasje në tentativë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjykata ka konstatuar se masat tjera janë të pa mjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, pasi që ekziston rreziku i ikjes së tij duke marr parasysh se “ai përveç që ka ikur nga vendi i ngjarjes në datën kur ka ndodhur rasti, i njëjti nuk i është përgjigjur asnjëherë ftesave të policisë dhe vazhdimisht përkundër përpjekjeve të policisë, ai ka qëndruar në arrati, deri kur është arrestuar nga ana e policisë më datë 16.04.2021, andaj po të lihej në liri ekziston rreziku se do të ikte dhe do të pengonte zhvillimin e procedurës penale”.

“I pandehuri B.H. dyshohet se me datë 06.10.2020, rreth orës 18:35 në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, derisa ka qenë duke e drejtuar veturën e tij, e kishte penguar në shiritin qarkullues të dëmtuarin F.S., me ç ‘rast i pandehuri B.H. kishte dal nga vetura me armë në dorë, duke iu afruar veturës së të dëmtuarit F.S. dhe e kishte kërcënuar, ndërsa i dëmtuari H.G. duke kaluar atypari kishte ndërhyrë për ta larguar të pandehurin në këtë rast dhe në atë moment i pandehuri F.S. ia kishte drejtuar armën të dëmtuarit dhe kishte gjuajtur tre herë në të dëmtuarin, më ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore”, njofton Gjykata.

(Kosova Sot Online)