Ramiz Lladrovci tregon a do ta vendos në zyrë fotografinë e Vjosa Osmanit

  • E.K /
  • 19 April 2021 - 10:07
 Ramiz Lladrovci tregon a do ta vendos në zyrë fotografinë e Vjosa Osmanit

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci ka thënë se ai është institucionalist dhe do ta vendos në zyrë fotografinë e presidentes, Vjosa Osmani.

“Ne nuk e kemi obligim ta vendosim që ditën e parë sepse edhe ato e duan një procedurë prokurimi. Jemi institucionalist dhe do ta vendosim fotografinë e presidentes kut t’i vjen momenti”, tha Lladrovci.

“Ne nuk mundemi ta heqim fotografinë e presidentit Thaçi nga korniza dhe në atë kornizë ta vendosim atë të presidentes Vjosa Osmanit se i vjen mërzi edhe asaj”, shtoi Lladrovci.

(Kosova Sot Online)