Gruaja në Mitrovicë godet me veturë dy vajza

  • E.K /
  • 19 April 2021 - 11:15
 Gruaja në Mitrovicë godet me veturë dy vajza

Një grua ka goditur me veturën e saj dy vajza, të cilave ju ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Mitrovicë, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh,

Sipas policisë, e dyshuara shtetase e Serbisë ka goditur nga pakujdesia dy vajza kosovare.

“Raportohet se e dyshuara femër Serbe shtetase e Serbisë duke drejtuar veturën e saj nga pakujdesia ka goditur dy fëmijë femra kosovare. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi”, ka njoftuar policia.

E dyshuara është urdhëruar të paraqitet në gjykatë me procedurë të shpejtë.

“Me vendim të gjyqtarit kujdestar, e dyshuara  është urdhëruar  të paraqitet me datë 19.04.2021 në procedurë të shpejtë”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)