Motra tronditet kur merr vesh se vëllai e ftoi në dasmë pa djalin dhe burrin

  • G.G /
  • 19 April 2021 - 12:50
Motra tronditet kur merr vesh se vëllai e ftoi në dasmë pa djalin dhe burrin

Një grua është tronditur kur vëllai i ka thënë se foshnja e saj e porsalindur nuk do ftohet në dasmën e tij.

Ajo ka shkruar në rrjetet sociale se dasma e të vëllait ishte anuluar dy herë nga kufizimet e koronavirusit sipas Mirror.

Tani është planifikuar që dasma të bëhet në muajin Gusht dhe nipi i porsa ardhur në jetë i dhëndrit nuk do pranohet.

Në një lidhje në Zoom kur vëllai i tha që foshnja e saj nuk është ftuar, motra nuk arrinte ta kuptonte.

“Nëna ime u përpoq që të fliste me nusen e vëllait që fëmija është i porsalindur dhe nuk mund të ndahet nga unë dhe nuk mund të përjashtohet nga dasma, por ajo nuk e kuptonte këtë gjë. Vëllai im dukej i zënë ngushtë, por kunata tha se foshnja do të ishte në qendër të vëmendje nga të ftuarit në dasmë, hallat, kushërinjtë etj”, u shpreh gruaja.

Pasi ajo ra dakort me planet e tyre të reja dhe i thotë se do vijë së bashku me burrin saj, vëllai lëshoi ​​bombën e dytë. Ai e njofton se burri i saj nuk ishte i ftuar.

“Ata nuk e kanë ftuar se nuk do të shkaktojë shpërqendrim, jam aq e mërzitur dhe po dhemb. Ne nuk kemi pasur kurrë probleme me njëri-tjetrin apo histori të pakëndshme”, është shprehur gruaja.

(Kosova Sot Online)