I siguronin një gruaje klientë për seks me pagesë , aktakuzë për dy gjakovarët

  • G.G /
  • 19 April 2021 - 13:12
I siguronin një gruaje klientë për seks me pagesë , aktakuzë për dy gjakovarët

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “mundësim në prostitucion” ndaj një gruaje.

Rasti ka ndodhur në muajin korrik të vitit 2020, ndërkaq sipas aktakuzës, dy të pandehurit D.M., dhe N.B., i kishin siguruar klientët të cilët paguanin me të holla, në këmbim të marrëdhënies seksuale me të dëmtuarën L.B., në një hotel në Gjakovë.

Gjykata ka bërë të ditur se e dëmtuara L.B., kohë më parë kishte qenë në lidhje dashurie me të pandehurin D.M.

“Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion në bashkëkryerje””, ka njoftuar Gjykata Themelore në Gjakovë.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që të pandehurit, D.M., dhe N.B., të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cilat iu vihet në barrë.

(Kosova Sot Online)