Nga sot, të gjithë personat mbi 16 vjeç kanë të drejtë të vaksinohen kundër COVID-19

  • A.P /
  • 19 April 2021 - 16:51
Nga sot, të gjithë personat mbi 16 vjeç kanë të drejtë të vaksinohen kundër COVID-19

Duke filluar nga sot të gjithë amerikanët që janë mbi 16 vjeç kanë të drejtë të vaksinohen kundër COVID-19, teksa edhe Shtëpia e Bardhë po fillon një fushatë mediatike për të rritur ndërgjegjësimin rreth pranueshmërisë së vaksinave nga amerikanët.

Në fillim të këtij muaji, Presidenti Biden ngriti afatin për shtetet për t’i bërë të gjithë të rriturit amerikanë të pranueshëm për vaksinën deri në 19 prill, pas një afati origjinal prej 1 majit, shkruan CNN.

Të 50 shtetet e SHBA-së u angazhuan për afatin e përshpejtuar të Biden më herët këtë muaj, me Hawaii si shteti i fundit për ta bërë këtë më 7 prill.

Këshilltari i Lartë i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Andy Slavitt, tha se 90% e amerikanëve do të jenë brenda 5 miljeve nga një vend i shpërndarjes së vaksinave.

Ai shtoi se ka shumë se 50 milionë doza që janë në pritje për t’u dhënë qytetarëve.

Ndërkohë më shumë se gjysma e të gjithë të rriturve në SHBA kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër Covid-19, sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.Por disa ekspertë shqetësohen se tani vjen pjesa e vështirë: arritja e audiencës që nuk është aq e etur për t’u vaksinuar kundër virusit.

“Shqetësohem që po fillojmë të arrijmë në atë pikë – të cilën gjithmonë e dinim se ekzistonte diku në horizont – ku niveli i furnizimit do të tejkalonte kërkesën,” tha epidemiologu Dr. Abdul El-Sayed.

(Kosova Sot Online)