Në Spitalin e Pejës janë të shtrirë 101 pacientë, 12 në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 20 April 2021 - 10:40
 Në Spitalin e Pejës janë të shtrirë 101 pacientë, 12 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë të shtrirë 101 pacientë me Covid 19.

Prej tyre 12 në gjendje të rëndë.

Sipas një njoftimi nga ky spital, nga 101 pacientë, 74 prej tyre janë në Oksigjenoterapi, 4 janë duke u trajtuar në CPAP, kurse 12 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 7 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

– 547 Vizita Specialistike;

– 47 Pranime;

– 285 Pacientë të Hospitalizuar;

– 6 Lindje, 1 vajzë dhe 5 djem;

– 8 Operacione;

– 43 Hemodijaliza;

– Analiza: 336 pacientë që kanë bërë 4,829 analiza;

Të dhënat aktuale për pacientët me Covid-19:

– 101 pacientë me Covid 19 të shtrirë;

– 74 pacientë me Covid 19 në Oksigjenoterapi;

– 4 pacientë me Covid 19në CPAP;

– 12 Pacientë me Covid 19në gjendje më të rëndë;

– 7 pacientë me Covid 19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

(Kosova Sot Online)