Vendimi i qeverisë për lirimin nga puna të grave shtatzëna, reagon SBAShK-u

  • G.G /
  • 20 prill 2021 - 12:43
Vendimi i qeverisë për lirimin nga puna të grave shtatzëna, reagon SBAShK-u

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBAShK), ka reaguar pas vendimit të qeverisë së gratë shtatzëna të lirohen nga puna nga puna, për shkak të situatës së krijuar në vend me pandeminë Covid-19.

Kjo sindikatë ka kërkuar që ky vendim i qeverisë të aplikohet menjëherë.

 “SBASHK-ut  duke pasur parasysh se Vendimi i Qeverisë është në fuqi që nga dita e djeshme, (19 prill 2021), ndërsa  Drejtoritë Komunale të Arsimit si dhe punëdhënësit tjerë nuk janë duke e zbatuar pikën 7 të këtij vendimi, prandaj kërkon nga institucionet përgjegjëse për kontrollin e zbatimit të këtyre masave të Qeverisë që të angazhohen dhe inspektojnë lidhur me zbatimin e kësaj mase në institucionet arsimore dhe të obligojnë institucionet që punëtoret shtatzëna të lirohen menjëherë nga procesi mësimor, që është duke u zhvilluar me prezencë fizike në institucionet arsimore, aq më tepër kur sistemi arsimor është vlerësuar si nga më të rrezikuarit nga prekja me Covid dhe të marrin masa adekuate e konformë Ligjit për ata që nuk i zbatojnë këto masa për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut.

Njoftimi i plotë:

SBASHK- Masa 7 e Vendimit të Qeverisë të aplikohet menjëherë

 Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka marrë vendim për miratimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID–19. Mes 52 masave  është edhe masa 7 e Qeverisë, e cila obligon institucionet publike, pra edhe ato të arsimit “që të gjitha punëtoret shtatzëna duhet të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë duke iu krijuar mundësinë që të punojnë nga shtëpia”.

SBASHK-ut  duke pasur parasysh se Vendimi i Qeverisë është në fuqi që nga dita e djeshme, (19 prill 2021), ndërsa  Drejtoritë Komunale të Arsimit si dhe punëdhënësit tjerë nuk janë duke e zbatuar pikën 7 të këtij vendimi, prandaj kërkon nga institucionet përgjegjëse për kontrollin e zbatimit të këtyre masave të Qeverisë që të angazhohen dhe inspektojnë lidhur me zbatimin e kësaj mase në institucionet arsimore dhe të obligojnë institucionet që punëtoret shtatzëna të lirohen menjëherë nga procesi mësimor, që është duke u zhvilluar me prezencë fizike në institucionet arsimore, aq më tepër kur sistemi arsimor është vlerësuar si nga më të rrezikuarit nga prekja me Covid dhe të marrin masa adekuate e konformë Ligjit për ata që nuk i zbatojnë këto masa për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

 SBASHK lidhur me këtë kërkesë ka komunikuar edhe me Ministren Nagavci dhe apelon të shkollat dhe Drejtoritë Arsimore që të bashkëpunojnë ngushtë dhe ta ndihmojnë Ministren Nagavci për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme në mënyrë që të nis së implementuari masa 7 në mënyrë që  punëtorët  shtatzëna në  tërë sistemin arsimor, që nga çerdhet e deri në Universitet të lirohen nga obligimi i paraqitjes në vendet e punës e duke gjetur zëvendësim adekuat për to që nga dita e nesërme.  

Prishtinë, 20 prill 2021,

Zyra për informim e SBASHK-ut

(Kosova Sot Online)