Pas burrit, Mbretëreshës Elizabetë i vdes edhe një mik i ngushtë

  • G.G /
  • 20 April 2021 - 12:50
Pas burrit, Mbretëreshës Elizabetë i vdes edhe një mik i ngushtë

Mbretëresha Elizabetë ka përjetuar një tjetër humbje të dhimbshme, pasi miku dhe ish-këshilltari i saj, Sir Michael Oswald, i cili vdiq në moshën 86-vjeçare.

Ai vdiq pikërisht më 17 prill, në ditën kur u organizua funerali i Princit Filip, shkruan Daily Mail.

Gjatë viteve të kaluara, Sir Michael shpesh është fotografuar duke qëndruar në krah të mbretëreshës në gara të ndryshme.

Para se të emërohej këshilltar i mbretëreshës në vitin 2003, Sir Michael kishte punuar edhe për nënën e mbretëreshës së tanishme, Mbretëresha Elizabetën e Parë.

Vdekja e tij është tragjedia e dytë që e goditi Mbretëreshën Elizabetë brenda pak ditësh, pasi bashkëshorti i saj, Princi Filip, vdiq më 9 prill në moshën 99-vjeçare.

Ai u varros të shtunën me një ceremoni në të cilën morën pjesë vetëm 30 persona për shkak të masave të rrepta kundër pandemisë.

Për shkak të këtyre masave, Mbretëresha Elizabetë dha shembull për respektimin e tyre edhe në momentet më të rënda, duke u ulur e vetme në kishë.

(Kosova Sot Online)