Skenderaj: Nxënësi i shkollës së mesme kapet me armë zjarri në shkollë

  • E.K /
  • 20 April 2021 - 14:33
 Skenderaj: Nxënësi i shkollës së mesme kapet me armë zjarri në shkollë

Policia njofton se brenda hapësirave të një shkolle të mesme  profesionale kanë hasur në një të dyshuar të  mitur,  tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë” dhe një karikator pa municion.

Arma e sekuestruar si provë materiale do t’i kalojë Prokurorisë për procedura të mëtejme. Ndërsa,  në prani të avokatit është intervistuar i dyshuari i mitur R. M., 17 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ’’Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’’”, njofton tutje policia.

(Kosova Sot Online)