Lexoni edhe:
Për 21 vjet në Kosovë ndodhën 1406 vrasje, 445 prej tyre ende të pazbardhura
Sot në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, ka hyrë një automjet me targa kosovare nga Republika e Shqipërisë, i cili drejtohej nga i dyshuari kosovar (M. B.).
Pas regjistrimit në sistem nga zyrtarët kufitarë, automjeti është selektuar për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.
Për 21 vjet në Kosovë ndodhën 1406 vrasje, 445 prej tyre ende të pazbardhura Lexoni edhe:
“Gjatë ushtrimit të kontrollit nga zyrtarët policorë dhe personeli doganorë, në ulësen e pasme të automjetit janë gjetur (15) pesëmbëdhjetë pako me municion (fishekë).
Personi i dyshuar sipas procedurave është shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit me vendimit të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa municioni është konfiskuar në cilësi të provave materiale”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)