Personat nën 65 vjeç të vaksinuar me AstraZenca do të marrin dozën e dytë nga një vaksinë tjetër

  • A.P /
  • 20 April 2021 - 15:30
Personat nën 65 vjeç të vaksinuar me AstraZenca do të marrin dozën e dytë nga një vaksinë tjetër

Suedia do t’u japë mundësinë personave  nën 65 vjeç që kanë marrë një dozë fillestare të vaksinës AstraZeneca, të marrin dozën e dytë nga një vaksinë tjetër.

“Personat  nën moshën 65 vjeç që kanë marrë tashmë një dozë të Vaxzevria, do  t’u ofrohet një dozë e dytë nga një vaksinë mARN, të tilla si Pfizer/Biontech ose Moderna”, tha agjencia shëndetësore në një deklaratë.

Suedia pezulloi përdorimin e AstraZeneca në mars pas raporteve se vaksina shkaktonte mpiksje të gjakut. Por më pas vendi rifilloi  vaksinimin  vetëm për personat mbi 65 vjeç.

(Kosova Sot Online)